Rreth Kuvendit
Një hapësirë për çdo qytetar
Kuvendi synon të jetë i hapur për qytetarë nga komunitete, profesione dhe prejardhje të ndryshme, pa diskriminim dhe pa kërkuar që të gjithë të kenë të njëjtin mendim.
Dallimet në pikëpamje mund të shërbejnë si bazë për një debat më të pasur dhe për gjetjen e zgjidhjeve të përbashkëta.
Misioni Ynë
Të krijojmë një institucion shoqëror të përhershëm qytetar i cili përmes përqendrimit të vullnetit popullor të pengojë padrejtësitë nga qeveria ose nga grupe të tjera që cënojnë interesin e shqiptarëve.
Roli Ynë
Kuvendi Kombëtar Qytetar: bashkon qytetarë, aktivistë, ekspertë dhe profesionistë të angazhuar në mbrojtje të interesit publik; krijon hapësira dialogu, konsultimi, vendimmarrjeje dhe bashkëpunimi qytetar; harton dhe promovon alternativa për reforma demokratike.
Objektivat
Për realizimin e misionit të tij, Kuvendi Kombëtar Qytetar angazhohet të promovojë dhe të kontribuojë në realizimin e objektivave të mëposhtme
Parimet Tona
Sovraniteti buron nga populli; Demokracia nuk kufizohet vetëm në zgjedhje; Pjesëmarrja qytetare është e drejtë dhe përgjegjësi; Shteti i së drejtës është themeli i Republikës; Interesi publik mbizotëron mbi interesat private por pa e cenuar individin.
Our numbers that speak
Formulari për Anëtarësim Aktiv
Pas plotësimit të të dhënave që ju kërkohen ju do të njoftoheni për anëtarësimin në kuvend. Vetëm pas njoftimit ju do jeni Anëtarë Aktiv i kuvendit
Formulari per Anetaresim Te Thjeshte
Pas plotësimit të të dhënave që ju kërkohen ju jeni automatikisht Anëtarë i Thjeshtë i kuvendit
